top of page

Planifikimi & Projektimi Urban i Rrethit Peqin

 

 

 

Filozofi grek Herakliti tha: « E vetmja konstante në jetë është ndryshimi».

 

Hartimi i projekteve për të ardhmen e rrethit të Peqinit, krijimi i një vizioni të orientuar drejt një komuniteti të modernizuar, nuk është thjesht një mision por obligim.

Rrethi i Peqinit po përpiqet te aderojë në të njëjtit proces ringjalljeje urbane që tashmë është shpalosur në shumë rajone të tjera shqiptare.

Ndërthurja në mënyrë harmonike e brezit blu dhe të gjelbërt të rrethit Peqin, si një unitet i vetëm konceptual përmes zgjidhjeve të frymëzuara dhe të guximshme, nuk është çështja e një filozofie urbane në modë apo abstrakte, por mënyra më e zgjuar për të ndërtuar komunitetin tonë.

Të gjithë palët e interesuara të Peqinit duhet të kenë mendje të hapur në tejkalimin e ideve dhe inovacioneve nga të gjithë sektorët, për të trajtuar me kurajo sfidat me të cilat përballet komuniteti ynë.

Ne mund të mbështetemi padyshim në ekspertizën dhe vizionin e arkitektëve të talentuar Peqinas, dhe të krijojmë hapësira publike clodhëse dhe argëtuese, të përmirësojmë dhe lulëzojmë stilin e jetës së komunitetit tonë.

Planet gjithëpërfshirëse urbanistike synojnë përdorimin efektiv të territorit mbështetur në një analizë të duhur ekonomike dhe masterplan adekuat të orientuar drejt një rajoni të modernizuar të agro-turizmit.

 

Le ta lëmë të kaluarën pas nesh, dhe me energjitë tona të kombinuara multi-disiplinuese, të përqendrohemi në të tashmen dhe të ardhmen, për të realizuar hap pas hapi potencialin për prosperitetin e rrethit Peqin si një entitet urban i unifikuar dhe dinjitoz.

Mbajtja e bizneseve në zonë si dhe banorëve ndërlidhet me ruajtjen e një cilësie tërheqëse të jetës, promovimin dhe rrënjosjen e një identiteti estetik të komunitetit.

Qasjet e dizajnit arkitektural që inkurajojnë ecjen dhe perdorimin e biçikletave përmes hapësirave të gjelbërta të moduluara, vendeve lokale të grumbullimit te banorëve, parqeve natyrore rekreative të përshtatshme për të gjitha moshat, transformimi i bregut të lumit "Shkumbin" (duke filluar fillimisht me 1.5 km të zonës së qytetit Peqin), duke zvogëluar nevojën konstante dhe të panevojshme për makinat, të gjithë faktorët e mësipërm, kontribuojnë në një jetë të shëndetshme dhe të kënaqshme.

Rivendosja dhe dinjiteti i trashëgimisë së Peqinit, përshpejtimi i transformimit të mjedisit tonë urban dhe shfrytëzimi i vrullit për ndryshim, janë thelbësore në realizimin e gjallërisë së një komuniteti të lidhur ngushtësisht.

Vetëm atëherë, ne do ta meritojmë modestisht adhurimin e brezave që do të vijnë.

Këndvëeshtrimet tona për të ecur përpara, ndonjëherë të distancuara artificialisht, nuk jane me njëri-tjetrin filozofikisht ose politikisht, por  me sfidat komplekse të trashëguara nga një mentalitet anakronik i shtresuar.

 

Mundësia për të transformuar rrethin e Peqinit si një vendbanim njerëzor, i sigurt, elastik, autentik dhe i qëndrueshëm qëndron mbi të gjithë ne sot, papërjashtim, kudo që jemi, dhe ne mund ta marrim me kurajo përsipër këtë sfidë.

Peqini është dhe do të mbetet streha bujare jo vetëm për peqinasit por për cilindo që e sjell rasti apo dëshira ta vizitoje atë.

Le të punojmë së bashku, qoftë edhe me diferencat tona në mendime, për një Peqin estetik e modern.

Koha do të jetë gjykatësi më i mirë.

Vizioni urbanistik integrues i zones.JPG
Projektimi i Qendrueshem i Stadiumit PEQIN

Projektimi i Stadiumeve është një proces kompleks dhe luan një rol thelbësor në  jetën sportive të një qyteti.
Vëmendja drejt hartimit dhe ndërtimit të tyre, po rritet vazhdimisht për shkak të efekteve të tyre në mjedis dhe komoditetin e banorëve të saj përreth.
Ndërsa stadiumet paraqesin një sektor të lënë pas dore në Shqipëri, duhet të rritet ndërgjegjësimi për rëndësinë e tyre në aspekte të ndryshme të zhvillimit të vendit, përfshirë aspektet ekonomike, historike dhe sociale. Ky hulumtim përqendrohet në stadiumin e qytetit të Peqinit, i cili kohë pas kohë ka qënë subjekt i zhvillimeve të fragmentarizuara.
Metodologjia e studimit përfshin të dhëna të mbledhura nga burime arkivore, vizatime, dhe propozim projektimi, për të ofruar një zgjidhje të qëndrueshme.
Propozimi i projektit të stadiumit të ri mbi atë ekzistues bazohet në parimin e qëndrueshmërisë, 
të integruar me qasje me përdorim kompleks. Ky stadium do të ketë impakt ne zhvillimin e zonës së brendshme të qytetit, duke përfshirë aspekte të shumëfishta social-ekonomike, përtej atyre sportive.

Pergatitur nga:Edison Dervishi. Master of Science Thesis. 

Supervizor: Edmond MANAHASA, PhD.

Lecturer, History and Theory of Architecture, Housing Studio

Epoka University

bottom of page