top of page
Tajar Dubali
Piktor abstrakt

Tajar Dubali, lindur në Peqin, ka mbaruar studimet ne linguistike franceze ne Universitetin e Tiranes dhe me pas Administrim Investimesh ne Universitetin e Dalhousie, Kanada. Pasioni i tij jane, artet, dizenjo, arkitektura. 

Ai zhvilloi vonë në jetë interesin e tij për pikturën abstrakte. Në punimet e tij Tajar përpiqet të përshkruajë realitetin aktual, megjithatë në një drejtim të kundërt, duke përqafuar një nivel të ri të lirisë për të eksperimentuar me metodat artistike, ngjyrën, formën, dhe vijën e ndërthurur në një mënyrë jo konvencionale. Përmes artit të tij, ai synon të përcjellë sadopak një shkëputje nga stilet tradicionale. Për të, arti abstrakt, përmes imagjinates së tij, mund të zgjojë efekte të ndjeshme emocionale, çliron trurin nga dominimi i një realiteti shabllon, dhe i jep veprës artistike një pamje dhe ndjenjë të caktuar përmes manipulimit të ngjyrës, formës dhe modelit. Ndërsa injekton imagjinatën, kreativitetin, shpërthimin e çastit, sipas tij, arti abstrakt e transferon shikuesin në një mjedis tërheqës, intrigues, si dhe e përhumb në një territor të shtrembëruar me efekte, imazhe, të gjitha në të njëjtën kohë irracionale dhe jokonvencionale.

Ai vazhdimisht përpiqet që objekte të fragmentuara dhe vështirë të identifikueshme, të komunikojnë konceptet dhe lirinë shprehëse të tij, në një farë mënyre të mistifikuar.

Stolen sight.JPG
Tourbillon.JPG
City in action.JPG
Abstract.JPG
Perspektive.JPG
Encounter.JPG
My abstract dad.JPG
Opposites.JPG
Puzzle.JPG
Broken friendship.JPG
Escaping fish.JPG
Storm.JPG
Kalaja vizatim1.jpg
Underwater.JPG
Harmony.JPG
Serenity.JPG
Defeated army.JPG
Spring.JPG
Riverside.JPG
Abstract2.JPG
Dancing turtle.JPG
Connection.JPG
Wild Shkumbin.JPG
Abstract15.JPG
Abstract1.JPG
Kala - pikture3 rev.jpg
bottom of page