top of page

Gentian Tabaku

Gentian Tabaku ka lindur në Sheze të Peqinit. Ai është një skulptor profesionist që realizon forma artistike dhe me saktësi. Modelon substanca tre-dimensionale duke përfshirë gurë, mermer, beton, suva, dru për të krijuar forma unike. Ai ka një diplomë Bachelor në Artet e Bukura.
Përmes veprave të tij, Gentian demonstron aftësinë për të interpretuar artin dhe për ta lidhur atë me njerëzit. Metal, argjilë, skulptura prej guri, arti i instalimit, kanë qenë fokusi i karrierës së tij që përfshin mbi 20 vjet.
Skulpturat e tij të çelikut kombinojnë formën dhe dritën për të krijuar strukturë dhe modele në harmoni me sipërfaqet përreth. Veprat e artit te Gentianit, fituese çmimesh, janë porositur për projekte publike, private dhe tregtare në shkallë vendi. Të ndikuar nga natyra, shoqëria, shkenca, puna e Gentian është shfaqur në galeri, ekspozita publike dhe instalime në natyrë.
Instalimi i tij modern u porosit për Lungomare në qytetin e Vlorës.

bottom of page