top of page
Muzika Popullore nder Vite

Kenga popullore ne Peqin i perket padyshim fondit te Gurres Popullore te Shqiperise se Mesme.

Ajo percjell ne artikulimin e saj jo vetem identitetin muzikor te kesaj zone, por edhe kontributin ne pasurimin e ketij fondi. Ndonese linjat muzikore, intonacioni, arranxhimi, orkestracioni shpeshhere ngjasojne me njera-tjetren si rrjedhoj i shkembimeve muzikore nderkrahinore ne kete zhaner, kenga popullore ne Peqin ka mundur te ruaje me fanatizem trajtat e saj dhe eshte kthyer ne nje pjese esenciale te tradites kulturore te zones.

 

Ne vitet e fundit, si rrjedhoj i zgjerimit te komercializimit ne te gjitha fushat, nje tendence e tille po verehet edhe ne kete zhaner muzikor ku po konkurojne alternativisht variacione e kryqezime repertoresh.

Muzika popullore sigurisht ka nevoje te pasurohet duke ndjekur trendet aktuale e ne perspektive, megjithate eshte e rendesishme ti kushtohet vemendje ruajtjes se origjinalitetit te tyre si shprehje e ritmit, ndjenjes, spiritualitetit dhe harmonise shpirterore qe percillet prej tyre.

Shume nga keto kenge popullore kane lidhje me ngjarje te vecanta ne jeten e nje komuniteti, kane nje sfond domethenes historik, dhe ato rrenjezohen ne memorien e brezave.

Kenga popullore jo vetem i afron njerezit por edhe i ndihmon ato te shprehin shije e emocione kolektive.

 

Kenga e Shejes prej Peqini, 30 ditet e Ramazonit, Kenga e Peqinit, e shume te tjera jane refleksion mbi nje kuptim te drejte te interpretimeve muzikore dhe te kultures e ndergjegjes se banoreve te zones se Peqinit.

Nuk mund te leme pa permendur kontributin ne kete gjini muzikore te Qanije Beqirit, Besim Tosku, Agron Vogli, Skender Maloku, Edmond Kasemi, Ilir Sufali, vellezerit Arben and Dashamir Beheluli, Melola Karaj, Griselda Vogli etj, te cilet ne rrjedhen e viteve kane mbajtur gjalle kete tradite si dhe duke e pasuruar ne vijimesi.  

bottom of page