top of page
Oltsen Gripshi
Artist i surrealizmit

Oltsen Gripshi lindi në 1984 në Peqin, Shqipëri. Në vitin 2006 ai diplomohet në Akademinë e Arteve të Bukura GB Cignaroli, në Verona, Itali. Në vitin 2009 ai diplomohet në Universitetin Shtetëror të Padovës, duke përfunduar Masterin e tij Profesional; në 2010 ai përfundon një Specializim të Nivelit të Dytë në Akademinë e Arteve të Bukura GB Cignaroli, në Verona. Nga viti 2013 ndjek shkollën e doktoratës në Qendrën e Studimeve Albanologjike. Ai është vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare. Ekspozita vjen si një kërkim i vazhdueshëm i artistit, i pasqyruar në mënyrën se si ai e sheh dhe interpreton kulturën dhe identitetin e qenies njerëzore, duke përdorur gjuhën e artit bashkëkohor. Qasja e tij filozofike artistike është ajo gjuhë surreal-konceptuale, duke e zbatuar atë me media të ndryshme si: pikturë në kanavacë, video art dhe instalim. Përmes një përqasjeje semiotike në pikturat e tij, artisti hedh një vështrim në chiaroscuros të njeriut bashkëkohor, duke kërkuar thellë në ndjeshmërinë, emocionet, frikën, ankthet, Erosin, ndrojtjen, moshën e tij si një fenomen në shoqërinë shqiptare. Arti i tij është një radiografi e mirëfilltë e qenies njerëzore, në një lidhje frontale me realitetin dhe fenomenologjinë e tij. Puna e Oltsen Gripshit, krijon një situatë të pezulluar midis kufirit gjeografik dhe intelektual dhe në mënyrë simbolike përcjell brishtësinë midis kujtesës dhe harresës, konceptit dhe imagjinatës. Përveç mjeteve simbolike, puna e tij plotësohet nga eksplorimi i çështjeve të tilla që mbajnë kritika institucionale korrozive, duke kujtuar në qendër të vëmendjes shqetësimin e artistit bashkëkohor për mjedisin, demagogjinë e politikës dhe zhvillimet shoqërore dhe kulturore në Shqipëri.

Oltsen Gripshi.JPG
Oltsen 2.JPG
Oltsen 13.JPG
Oltsen 6.JPG
Allegory of Life.JPG
Paradise & Hell.JPG
Oltsen 14.JPG
Oltsen 9.JPG
Oltsen 5.JPG
Bad eye.JPG
Kurban.JPG
Oltsen 3.JPG
Oltsen 11.JPG
Spring.JPG
Oltsen 4.JPG
Oltsen 7.JPG
Oltsen 10.JPG
Hiperuranus rainbow.JPG
bottom of page