top of page

Projekt-ide dhe Inisiativa të Komunitetit

Strategjike

Lobim i fuqishem shumeplanesh prane qeverise per ndertimin e aksit Tirane-Peze-Peqin-Lushnje. Te gershetohet aktiviteti edhe me strukturat e pushtetit lokal per te qene te gjithe me nje ze. Te organizohet nje peticion i mbare komunitetit te zones Peqin dhe deputetet e zones te ngrejne fuqishen zerin ne parlament.

Perfshirja sa me pare e Peqinit ne prioritetet e qeverise per mbrojtjen dhe restaurimin e Trashegimise historike.Te gershetohet aktiviteti edhe me drejtorine e trashegimise e kultures se rrethit Peqin. 

Energjitike

Projekt per energji te rinovueshme, parqe eolike, solare ne zonen e Peqinit.

Agro - TURIZEm

Krijimi i fermave per kultivimin e kepurdhave te cilat jane teper te kerkuara ne tregun boteror. 

Ndertimi i  kantinave te veres dhe konceptimi i tyre si destinacione turistike.

Ngritja e Qendrave te Grumbullimit dhe hapja intensive e produkteve agro-blegtorale te zones se Peqinit per tregun nderkombetar. Te nxiten me te gjitha format e mundshme fushatat promocionale e te marketingut. 

Nxitja e zhvillimit dhe promovimit te kulturave te Ullirit, Vreshtarise, Frutoreve, dhe hapja per tregun nderkombetar.

Ngritja e nje Resorti turistik Malor ne rrethin Peqin. Kjo mund te realizohet edhe duke bashkepunuar me entet private.

Nxitja e kultivimit te agrumeve, dhe nese kushtet klimatike e favorizojne, edhe kultivimin e  frutave egzotike. Te bashkepunohet me specialistet e bujqesise.

Perfshirja sa me pare e Peqinit ne harten e destinacioneve turistike te Shqiperise.

Histori Kulture Argetim

Ndertimi i muzeut Peqin. Peqini ka ne qender te qytetit nje godine Bashkie aspak funksionale, me nje arkitekture gati demode, relike e rendomte e cila pervec se gelltit cdo 4 vjet para te taksapaguesve me restaurime e rinovime te panevojshme, eshte totalisht ne kontrast me trashegimine historike te Peqinit. Nisur dhe nga fakti se siperfaqe publike te disponueshme per te tilla objekte jane te kufizuara ne Peqin, do te ishte me eficiente, prishja e godines ekzistuese te bashkise dhe ne vend te saj ngritja e nje godine 4-5 kateshe, sikunder po ndertohet ne Lac apo zona te tjera, me nje koncept modern, ku nje kat mund ti dedikohej vetem muzeut. Ne bote ka mjaft shembuj te tille. Ne Kanada, e cila nuk vuan per hapesira te lira, mjaft qendra komunitare konceptohen ne menyre te tille qe te permbledhin sa me shume mjedise per destinacione te ndryshme, madje katet nentoke i perdorin edhe per pishina. Kjo mendoj do te ishte nje zgjidhje racionale dhe ne te njejten kohe do te clironte dhe godinen e Qendres Kulturore Peqin e cila eshte mbingarkuar me lloj lloj zyrash qe nuk kane asgje te perbashket me destinacionin dhe qellimin per te cilen ajo godine eshte ngritur dhe qe ka sherbyer si nje tribune e kultures, artit dhe aktiviteteve te larmishme nder vite.

Mendimi i arkitekteve te talentuar peqinas do ti sherbente rikonceptimit te nje master plani urbanistik te Peqinit nen driten e metodave inovatore arkitekturale dhe si pjese e ketij master-plani te vendosej edhe per opsionin me te zbatueshem te ndertimit te muzeut. Alternativa te tjera do ti sherbenin qellimit gjithashtu.

Restaurimi i kishes ne fshatin Kazie.

Rehabilitimi e restaurimi i rruges Egnatia-seksioni Peqin. Inisiativa Komunitare "Peqini - Trashegimia dhe Ardhmeria e Brezave" inicioi dhe sponsorizoi nxjerrjen ne drite te kesaj pasurie te historise se Peqinit dhe eshte e gatshme te bashkepunoje me strukturat lokale e ministrine perkatese per te nxitur implementimin e nje projekti te mirefillte restaurues si dhe plotesimin me elemente shtese te vlerave turistike.

Ndertimi i parqeve argetuese per femije e te rritur ne cdo Komune e Peqin.

Financimi e inkurajimi I sporteve tradicionale dhe te reja, futbolli, peshengritja, volejbolli, basketbolli, tenis,  etj.

Rritja e kapaciteteve financiare per qendrat kulturore Peqin e komuna, per te rritur gamen e aktiviteteve social-kulturore si dhe nxitjen e aftesive krijuese te femijeve nepermjet konkurimeve brenda e jashte rrethit Peqin.

Rehabilitimi i bregut verior te lumit Shkumbin, nga ana e qytetit te Peqinit ne gjatesine rreth 1.5 km duke e kthyer ate ne nje hapesire atraktive, park clodhes dhe nje ure lidhese midis qytetit Peqin, lumit Shkumbin dhe kurores se gjelbert te fushave e kodrave te njesise administrative Gjocaj. 

Rindertimi ne te njejtin vend i nje qendre Bashkie moderne, me parametra arkitekturale e mjedisore, me disa kate, mundesisht mbi 5 kate.

Urbanistike

Rikonceptimi nga urbanistet e talentuar peqinas te nje krahine me nje strukture urbane moderne, kompakte e te integruar, si nje e tere. Peqini tradicionalisht si krahinë ka qënë një strukturë e mirëorganizuar komunitare së bashku me Karinën, Pajoven, Gjocajn, Shezën, Përparimin por ndarjet administrative të trashëguara, te pabaza e të nxitura politikisht, kane coptuar dhe frenuar rëndë zhvillimin urban të krahinës si një formacion i vetëm e kompakt. Cdo zone ka unikalitetin e saj dhe se bashku krijojne nje ansambel vlerash urbane, komunitare, nje dimension te ri per perspektiven turistike.  

Restaurimi sipas koncepteve moderne i fasadave te pallateve te qytetit Peqin.

Rehabilitimi i rrjetit te brendshem rrugor Peqin.

Projektimi e Ndertimi i Qendrave Social Kulturore Komunitare te Komunave Pajove, Sheze, Gjocaj, Karine, Perparim dhe rivitalizimi i jetes se banoreve ne zonat rurale.

Ridezinjimi dhe Standartizimi i sistemit te trotuareve dhe kangjellave. Si model mund te merren disa lagje ne Divjake.

Rehabilitimi rrjetit te brendshem te ndricimit ne Peqin si dhe ne qendrat e komunave.

Rifunksionalizimi e integrimi i godinave ekzistuese vakante dhe pershtatja per qellime biznesi.

Pastrimi radikal i kanalit vadites qe kalon permes qytetit Peqin. Aktualisht vater e rrezikshme mjedisore.

Sistemimi i perrenjve,liqeneve e pellgjeve artificiale ne komuna, mbjellje pemesh dekorative duke i kthyer ato ne atraksione natyrale. 

Zgjerimi e zgjatimi i korridorit te gjelbert pergjate lumit Shkumbin.

Rehabilitimi i stacionit të trenit në Peqin. Aktualisht është në një situatë të dëshpëruar.

Rehabilitimi i Pallatit te Kultures Peqin. Gjendja aktuale nuk reflekton mjedis funksional per aktivitete kulturore e artistike.

Rehabilitimi i Ndërtesës së Drejtorisë së Arsimit dhe Qendrës Kulturore të Fëmijëve. Aktualisht jo ne kushte optimale per te zhvilluar aktivitete.

Edukim  Teknologji

Ngritja e Qendres se IT dhe Programimit ne nje nga ambjentet e Pallatit te Kultures.

ANGAZHIMI Social

Ngritja e nje Qendre Rehabilitimi per anetare te komunitetit me aftesi ndryshe, punesimi sipas mundesive si dhe integrimi i tyre. 

Zgjerimi i perfshirjes se komunitetit te zones Peqin ne proceset e vendim-marrjes dhe orientimi i politikave ne interes te tij. 

Mbeshtetje me substanciale me projekte e inisiativa per femijet nga familjet me te ardhura financiare te ulta. 

Ngritja e nje Qendre Rehabilitimi per anetare te komunitetit me aftesi te kufizuara, punesimi sipas mundesive si dhe integrimi i tyre. 

Ngritja e nje Qendre multifunksionale per anetare te komunitetit te moshes se trete si dhe integrimi i tyre ne jeten social kulturore. 

bottom of page