top of page

Lidhu me Naturen e Peqinit

Shkumbin 2.jpg
pishat4.JPG
pishat2.JPG

Qëllimi kryesor i Mbrojtjes së Mjedisit në rrethin e Peqinit është të kontribuojë në një zhvillim të qëndrueshëm përmes parandalimit të ndotjes, zbatimit të programeve të mbrojtjes së mjedisit, monitorimit dhe mbledhjes së të dhënave për cilësinë dhe gjendjen e mjedisit.

Ndryshimet e klimës e të natyrës jane shumë komplekse dhe globale.

Ndërveprimi midis tokës dhe atmosferës na lejon të kuptojmë më tej sesi ndryshon i gjithë sistemi i Tokës.

Mbrojtja e mjedisit është zbatuar gjithmonë nga njerëzit në një formë ose në një tjetër. Sidoqoftë, nevoja për mbrojtje metodike të mjedisit është rritur.

Për shkak të dështimeve të së kaluarës dhe perceptimit më të madh të ndërlikimit të problemeve mjedisore, ekziston një pranim në rritje që mbrojtja e mjedisit arrihet më së miri përmes përdorimit të një qasjeje shumëdimensionale.

Kjo përfshin përdorimin e një kombinimi të mekanizmave monitorues, ekonomikë, vullnetarë, dhe të informacionit, ku strategjia përcaktohet në bazë të provave të disponueshme dhe të qëndrueshme.

 

Shkalla e shfrytëzimit të inerte të shtratit të lumit Shkumbin është përgjithësisht e lartë.

Në pellgun e Shkumbinit, një numër impiantesh përpunimi që përdorin inerte lumenjsh, janë ngritur dhe veprojnë për dekada.

Nënvizojmë faktin se shumica dërrmuese e subjekteve shfrytëzuese që marrin materialin, i zbatojnë projektet e shfrytëzimit si të licencuar, megjithatë duhet të ekzistojë një masë më rigoroze kontrolli, veçanërisht për rehabilitimin e mjedisit pas shfrytëzimit.

Kërkohet një koordinim institucional për të ushtruar një kontroll të specializuar dhe për të penalizuar subjektet që nuk janë në përputhje me dispozitat e licencës në lidhje me ruajtjen e mjedisit dhe ekosistemit natyror në Peqin.

Autoriteti qeveritar, qendror dhe lokal, duhet të monitorojë përdorimin e agregateve të lumit "Shkumbin" për të parandaluar pasojat e mëposhtme:

  • dëmtimet e punimeve të ujitjes (si rezultat i uljes së niveleve të lumenjve)

  • dëmtimet e punimeve inxhinierike dhe mbrojtëse (urat, muret mbajtëse, argjinaturat, etj.)

  • zvogëlimi i nivelit të ujërave nëntokësore dhe zvogëlimi i furnizimit me ujë në fshatrat përreth.

  • dëmtimi i bimësisë dhe ekosistemit

  • erozioni i brigjeve të lumenjve që çon në humbjen e tokës dhe degradimin e peizazhit,

  • modifikimi i strukturës së tokës gjeomorfologjike

  • zvogëlim i ndjeshëm i tokës së punueshme

  • ulje e ndjeshme e prodhimit bujqësor

 

Të gjitha palët e interesuara në proces, duhet të bashkohen me një plan të menduar mirë, dhe të vendosin përpjekjet e tyre për të eleminuar ndikimin e faktorëve njerëzorë në degradimin e bregut të lumit në luginën "Shkumbin".

 

Gjithashtu, duhet të bëhen më shumë investime nga qeveria në mbrojtjen dhe sistemimin e baseneve ujore, kryesisht në zonat malore të rrethit Peqin, të cilat nuk janë vetëm burime thelbësore për ujitje në këto zona, por edhe si faktorë të rëndësishëm mjedisorë për ruajtjen e ekosistemit.

 

Pellgjet ujore natyrorë mund të shërbejnë si pikë referimi për ta kthyer mjedisin rreth tyre në vlera tërheqëse turistike dhe për të rritur të ardhurat ekonomike të komuniteteve ku ato gjenden.

Mbjellja e pemëve përgjatë brigjeve të lumit "Shkumbin", kurdoherë që është e mundur, jo vetëm që kontribuojnë në parandalimin e erozionit, por edhe si një faktor kryesor i pastrimit të ajrit.

Krijimi i korridoreve të gjelbërta në sinkron me bukurinë e lumit "Shkumbin" si dhe kurorat e kodrave të rrumbullakosura, të mbushura me ullinj, agrume, vreshtari dhe frutore, e kthen këtë zonë në një margaritar natyral.

Secili prej nesh le të japë kontributin e tij në mbrojtjen e thesarit tonë natyral, për sot dhe brezat që do të vijnë.

bottom of page