top of page
Humori ne Treven e Peqinit

Humori ka lindur bashke me njerezimin dhe si aktivitet njerezor, ka qene pjese e pandare e jetes dhe ka manifestuar trajtat e tij tipike brenda konteksteve te ndryshme sociale.

Zhvillimi i zhanrit te humorit ne zonen e Peqinit ka tipologjine e tij, te vecanten e tij.

 

Peqinasit kane shprehur nje interes te vecante per shfaqjet e humorit, sepse ato percillnin dinamiken e jetes, banoret gjenin aty një strehë të çastit nga jeta e tyre e përditshme, plot andralla e veshtiresi, fshikullonin me finese fenomene te ndryshme qe vereheshin ne ate jete plot kompleksitete nen regjimin e meparshem. Ne nje vleresim te pergjithshem, humoristet e treves se Peqinit mund te konsiderohen me te drejte, guximtare te vertete, pasi regjimi i meparshem kishte vertet limitet e veta.  

Friedrich Nietzsche, filozofi gjerman, do te shprehej – « E qeshura jonë ka një të ardhme ».

 

Humori, ne te gjitha trajtat e tij, zoteron nje vecanti specifike sepse përqafon realitetin dhe e shpreh ate në stilin e tij tolerant, dashamirës por edhe thumbues, dhe i sherben shoqerise per te korigjuar fenomenet negative qe ndeshen. Jo gjithkush mund te beje humor.

Ata qe zoterojne cilesi te tilla, jane me te vertete inteligjente dhe kerkues ne diapazonin e tyre per te krijuar artikulim, imazhe, gjestikulacion, mimike, e elemente te tjere domethenes per te percjelle mesazhin ne nje forme sa me dominuese.

 

Trashegimia humoristike e zones se Peqinit qendron ne rrefimet brez pas brezi qofte keto ne grumbullimet publike apo tryeza te ngushta shoqerore, apo me gjere ne forma me te organizuara.

 

Humori ne Peqin nuk ka lindur 50-60 vjet me pare. Peqinasit sikunder jane gjenetikisht bujare e mikprites, jane edhe humoriste ne shpirt e ne shfaqje. Humori ka qene aleat i domosdoshem i peqinasit per te sfumuar sadopak jeten plot ngarkesa e rrethana te veshtira. Ndonjehere ai eshte aq I mprehte saqe vepron si nje gijotine verbale frytdhenese per te riparuar fenomene por sigurisht edhe per te ofruar defrim e kenaqesi.

 

Pozitiviteti qe injekton humori tek komuniteti eshte i vlefshem dhe produktiv.

E kush nuk mund te kujtoje me nostalgji, Perparim Toskun me humorin e tij inteligjent e elegant, mesuesin Rrapush Puci me elasticitetin e personazheve qe realizonte aq bukur, Demir Ceci qe percillte nje humor magnetizues e te tjere, kerkojme ndjese qe nuk na kujtohen te gjithe kontribuesit ne zhanrin e humorit per momentin.

 

Humoriste te Peqinit – Ju jemi shume mirenjohes per te qeshurat qe na keni dhuruar nder vite.

Rrapush Puci
Rrapush Puci2.jpeg
WhatsApp Image 2021-06-30 at 11.51.03 AM.jpeg
bottom of page