top of page

PEQIN


Eksploroni. Shijoni. Shperndani.

Në çdo cep, ka diçka që kërkon të zbulohet në rrethin e Peqinit.

Peqini nuk është thjesht një vend por një destinacion i këndshëm për të përjetuar gjëra të reja.
Në këtë faqe interneti, ju do të gjeni Informacion rreth trashëgimisë së Peqinit, traditës, historisë, kulturës dhe shumë më tepër mbi vlerat e bashkësisë së qytetit.

Nëse jeni të apasionuar mbas udhëtimeve dhe dëshironi të zhyteni në kulturën lokale, sigurohuni të vendosni PEQININ në listën tuaj.

Nisma Komunitare "Peqini - Trashëgimia dhe Ardhmëria e Brezave", me kontributin e vyer të të gjithë pjesëmarrësve të saj, ka krijuar këtë faqe interneti, dhe ka zhvilluar një Strategji të Turizmit për të krijuar mundësi që të ndezë dhe ushqejë krenari te njerëzit që jetojnë dhe punojnë në komunitetin e Rrethit te Peqinit, si dhe të tërheqë vizitorë në rajonin tonë të mrekullueshëm.

  

Kjo nismë filloi si një ide jo vetëm në përcaktimin e potencialit të zhvillimit të rrethit Peqin për t'u bërë një destinacion turistik, por edhe në përshkrimin e hapave themelorë të domosdoshëm për ta realizuar këtë objektiv. Hulumtimi gjithëpërfshirës, ​​diskutimet dhe intervistat e banorëve dhe palëve të interesit, bashkëpunëtorët dhe seancat e konsultimit, kontribuan në depërtimin, analizat dhe rekomandimet e shprehura në strategji.

Kjo strategji është hartuar për të shërbyer si një kornizë për të zhvilluar rrethin e Peqinit si një destinacion tërheqës turistik për një hark kohor pesë vjeçar.

Peqini me trashëgiminë, traditën, dhe kulturën e tij unike, është një mozaik me një të ardhme të ndritur.

Një imazh i vërtetë i historisë së Peqinit, do të bënte shumë për të ndihmuar turizmin dhe për t'i shërbyer qëllimit më të madh të tërheqjes së investimeve të jashtme ekonomike, aq shumë të nevojshme për këtë rajon të bukur në mes të Shqipërisë.

 

Kjo faqe interneti u kushtohet jo vetëm banorëve të të gjitha moshave të Peqinit, historisë së tyre, jetës, por edhe mysafirëve dhe turistëve të cilët do të shijojnë një përvojë të jashtëzakonshme brenda këtij komuniteti.

 

Një vlerësim i madh shkon për të gjithë pjesëmarrësit e Nismës së Komunitetit "Peqini - Trashëgimia dhe Ardhmëria e Brezave" në Shqipëri dhe jashtë saj, të cilët me mendimet, idetë, informacionin, fotografitë dhe videot e tyre, mundësuan krijimin e kësaj faqeje interneti, si dhe duke sjellë në jetë vlerat unike të këtij vendbanimi të lashtë.

Peqini (14).jpg
bottom of page